Mirësevini në MicroChat 3.0
MicroChat 3.0 është platforma e parë inteligjente në gjuhën shqipe që kombinon fuqinë e Inteligjencës Artificiale me mjetet më të avancuara të studimit për studentët.
Misioni Jonë
Misioni i MicroChat është të demokratizojë aksesin në teknologjitë e fundit të AI për çdo student shqiptar, duke ofruar një ndihmës personal që mëson dhe evoluon me ju. Me versionin e ri, ne ofrojmë qasje të hapur për vizitorët pa detyrim regjistrimi.
Si të filloni
Hyrja në botën e MicroChat është e thjeshtë dhe e shpejtë. Ndiqni hapat e mëposhtëm:
Qasja si Vizitor ose Krijimi i Llogarisë
Eksploroni platformën pa llogari me Guest Access. Për të ruajtur bisedat dhe historikun, identifikohuni duke përdorur Google, Microsoft, ose me emailin tuaj.
Zbuloni Platformën me Welcome Tour
Ndiqni guidën tonë interaktive (Carousel) e cila ju tregon pikat kyçe si Chatbot, SmartLearn, History, dhe modalitetet Teacher/Student.
Filloni Bisedën
Nisni bisedën e parë te Dashboard duke bërë pyetje, ngarkuar imazhe ose duke kaluar te moduli SmartLearn për ushtrime të detajuara.
AI Chat Platform
Zemra e MicroChat 3.0 është sistemi i bisedës i cili përdor modelet më të fundit të AI, i optimizuar për përgjigje të shpejta dhe të sakta.
AIVision
Sistemi ynë vizual AIVision jo vetëm që zgjidh detyrat, por edhe analizon faqet e librit (foto të ngarkuara) për të krijuar materiale studimi të personalizuara.
Memorja e Bisedës
MicroChat ruan bisedat tuaja në historik, i qasshëm direkt nga anësoret (sidebar) e platformës, duke bërë që dialogu të ndihet natyral dhe i vazhdueshëm.
SmartLearn System
Mjeti kryesor edukativ i MicroChat 3.0 — automatizon plotësisht krijimin e mësimeve interaktive me 15 lloje ushtrimesh të gjeneruara nga AI brenda 10–15 sekondash.
15 Llojet e Ushtrimesh të Gjeneruara me AI
Ngarko material (foto, PDF, .docx ose tekst) dhe AI gjeneron automatikisht deri në 15 lloje ushtrimesh interaktive:
4 Lojëra Live me Klasën
SmartLearn mbështet 4 lojëra interaktive që mund të luhen live me të gjithë klasën njëkohësisht. Mësuesi sheh ecurinë e çdo nxënësi në kohë reale direkt nga dashboard-i:
Pyetje me shumëzgjedhje dhe kohëmatës. Nxënësit garojnë kundër njëri-tjetrit në kohë reale.
Çifto termin me definicionin. Blloqet korrekte ngjyrosen menjëherë.
Kuiz live me pikë dhe renditje. Rezultatet shfaqen menjëherë pas çdo pergjigjeje.
Lidh termat me definicionet duke i zvarritur. Drag & Drop interaktiv për të gjithë klasën.
Si Krijohet një Mësim — 3 Hapa
-
1
Krijo Mësim ose Ushtrim
Zgjidh tipin (Online Lesson me 15 Lloje Ushtrimesh, ose Lojë Standalone). Ngarko materialin mbështetës: Foto, PDF, .docx, Tekst, ose integro Canva/Web Embed.
-
2
Zgjedh Ushtrimet
Zgjidh llojet e ushtrimeve nga 15 llojet e disponueshme që dëshiron të gjenerosh.
-
3
Gjenero me AI
Shto instruksione opsionale (maks. 15 fjalë) dhe kliko Gjenero. AI përfundon brenda 10–15 sekondash.
Modaliteti Mësues — Editimi i Avancuar
Pasi AI gjeneron materialin, mësuesi ka kontroll të plotë mbi mësimin me mjete profesionale editimi:
- Edito tekst me toolbar formatimi (Bold, Italic, ngjyrë, etj.)
- Zmadho/zvogëlo fotot me drag (si në Microsoft Word)
- Lëviz fotot dhe rregullon shtrirjen (majtas, qendër, djathtas)
- Shto foto ose Canva/Web embeds dhe fshi ato me një klik
- Auto-save — çdo ndryshim ruhet automatikisht pas 2 sekondash
- Ndryshimet pasqyrohen menjëherë në Shared View të studentit
Planet & Çmimet
MicroChat 3.0 ofron qasje thelbësore falas edhe si Guest, si dhe plane premium për të mbuluar nevojat e përdoruesve të avancuar.
Plani Pro / Ultimate
Plan me mesazhe të shtuara, histori të pakufizuar dhe prioritet në procesimin e imazheve dhe kuizeve. Pagesat bëhen në mënyrë të sigurt përmes PayPal.
Historiku i Versioneve
Më poshtë gjendet historiku i të gjitha versioneve të zhvillimit të MicroChat, duke filluar nga fillimet tona e deri tek versioni aktual 3.0.
MicroChatV1.0-Beta Vizito
MicroChatV1.0 i lancuar më 28.11.2025,ishte një version i platformës së chat-it dhe funksioneve shtesë, krijuar si një prototip BETA i fuqizuar nge modeli i AI GPT-5-nano, një model i vogël, i ngadaltë, nano më i vogli i OpenAI për 2025 me me pak se 1mld parametra. Ai përfshin bisedë me chatbot, pikturim të thjeshtë, lojë Arkanoid, lojë Dinosaur dhe listë detyrash. Në këtë fazë, shumë veçori ishin pjesërisht funksionale por ende platforma ishte e vogël e bazuar në një faqe te vetme, me UI shumë të thjeshtë dhe pa standarde e bazuar vetëm në HTML për frontend dhe Python për backend dhe ishte më shumë nje platformë argëtuese sesa nje platforme e plotë serioze e inteligjencës artificiale.
MicroChatV2.0-Beta Vizito
MicroChatV2.0 i lancuar më 25.12.2025,ishte një version i platformës së chat-it dhe funksioneve shtesë, krijuar si një prototip BETA i fuqizuar nga GPT-3.5-turbo, nje model mesatar, më i shpejtë se en V1.0 por i vjetër i lancuar ne 2023 nga OpenAI. Ai përfshin bisedë me chatbot, pikturim të thjeshtë, lojë Arkanoid, lojë Dinosaur dhe listë detyrash. Në këtë fazë, shumë veçori ishin plotësisht funksionale në krahasim me versionin e kaluar dhe kishte integrim të plotë backend-i, por ende platforma ishte e vogël e bazuar në një faqe te vetme dhe ishte më shumë nje platformë argëtuese sesa nje platforme e plotë serioze e inteligjencës artificiale.
MicroChatV3.0 (Aktual) Hape
MicroChat 3.0 është versioni ynë më i fundit dhe më i fuqishëm i lancuar me 11 Mars 2026. Ky version prezantoi për here te parë kalimin e plotë të platformës sonë MicroChat1.0 dhe JXPlatforms në modelet e AI të Google, Gemini nga GoogleAIStudio me modelin Gemini 1.5 Flash fillimisht, dhe sot me modelin tonë më të fuqishëm Gemini 2.5 Flash Lite me 4 miliardë parametra i lancuar 22 korrik 2025 duke sjellë për herë të parëmmodulin revolucionar për të gjithë mësuesit dhe nxënësit SmartLearn ku u arrit të sillnim një modul që përdor AIVision dhe gjeneron me 15 lloje ushtrimesh interaktive (si MCQ, lidhje termash, harta konceptesh, renditje logjike, debat etj.) të krijuara automatikisht nga fotot në më pak se 20 sekonda. Ai gjithashtu mbështet modalitetin Teacher/Student për krijimin dhe ndarjen e klasave interaktive përmes një linku të thjeshtë (Shared View) pa pasur nevojë që nxënësit të regjistrohen, duke siguruar vlerësim automatik në kohë reale. Për më tepër Chatboti dhe e gjithë platforma erdhi me një interface dhe UI të re profesionale me standarde globale, ruajteje bisedash, web search për informacionin më të fundit direkt, uploadim fotosh dhe dokuentesh dhe gjenrim kodi dhe mini-websitedh me HTML në bisedë dhe integrim të plotë të pagesave përmes PayPal në mënyrë që përdiruesit mund të bëjnë upgrate për të përdorur vecoritë e plota të platformës!.