Zhblloko Potencialin Tënd
me AI.

Chatbot-i i parë shqiptar, pltformë e avancuar mësimore me mësime të personalizuara dhe një eksperiencë mësimi futuristike e përshtatur vetëm për ty.

Bisedo me AI-në e parë shqiptare.

MicroChatV3.0 Chatbot të kupton në shqip si askush tjetër. Bëj pyetje, kërko ide, mëso koncepte — me kontekst të vërtetë dhe memorie të bisedave të mëparshme.

  • Memorja e bisedës e ruajtur në sidebar
  • Pyetje sugjeruese inteligjente
  • Përgjigje në milisekonda

Mëso si kurrë më parë.

SmartLearn shndërron librin tënd në një laborator të personalizuar mësimi. Foto, tekst, PDF — gjithçka kthehet në ushtrime interaktive.

  • Material studimi i personalizuar
  • Modalitete Mësues & Nxënës
  • Përshtatet me ritmin tënd

15 lloje ushtrimesh në një klik.

Ngarko një foto libri dhe AI gjeneron automatikisht: MCQ, Vërtetë/Gabim, Lidhje termash, Renditje logjike, Harta konceptesh, Pro & Kundër, Mendim kritik, Kuiz final me kohë dhe shumë më tepër.

MCQ V/G Lidhje Renditje Harta +10

Klasa, vetëm me një link.

Mësuesit krijojnë materiale, i ndajnë me një link, dhe nxënësit plotësojnë ushtrimet vetëm duke shkruar emrin. Vlerësim automatik në kohë reale.

  • Pa llogari për nxënësit
  • Editim profesional para ndarjes
  • Vlerësim automatik i kuizit final

Web Search, brenda chat-it.

MicroChatV3.0 kërkon nC internet kur i duhet — për lajme, statistika, çmime apo informacionin më të fundit — dhe ta sjell të përmbledhur me burime.

  • Lajmet e fundit nga Shqipëria & bota
  • Përgjigje me citime aktive
  • Pa halucinacione

Foto, PDF, dokumente — të kuptueshme.

Ngarko çdo skedar dhe pyet rreth tij. AIVision lexon foto të librave, PDF-ve dhe detyrave për të ndërtuar përgjigje me kontekst.

  • AIVision për imazhe
  • PDF, DOCX, TXT mbështeten
  • Privatësi totale — pa trajnim modeli
Rreth nesh

Rreth MicroChat 1.0

MicroChat 1.0 është një Chatbot i krijuar për të ofruar përgjigje të sakta, të shpejta dhe të dobishme për çdo pyetje. E ndërtuar me fokus në thjeshtësi, performancë dhe dizajn modern nga një softwer engineer 14-vjeçar shqiptar nga qyteti i Korçës, Jori Xurre, MicroChat 1.0 kombinon teknologjinë e inteligjencës artificiale me një eksperiencë përdoruesi të pastër dhe intuitive.

Qëllimi i MicroChat 1.0 është të bëhet një asistent dixhital i përditshëm – për mësim, programim, ide kreative dhe zgjidhje problemesh. Platforma është projektuar të rritet vazhdimisht, duke shtuar funksione të reja dhe duke u përmirësuar në bazë të nevojave reale të përdoruesve. Me modulin tonë mesimor SamrtLearn, mund të dergoni foto te librve dhe AIVision përmbledh dhe ndërton ushtime për ty, nemodlaitetin mësues, mund te gjenerohet nje link dhe nxënësit të zgjidhin ushtrimet e gjeneruara dhe ti vlerësoni ne kohë reale!

MicroChat 1.0 nuk është thjesht një chatbot. Është hapi i parë drejt një ekosistemi më të madh inteligjent nën JXPlatforms.

Pyetjet e shpeshta

Gjithçka që duhet të dish.

Si funksionon MicroChat? +

Hap aplikacionin, bëj pyetje në shqip (ose çdo gjuhë), ngarko skedarë ose foto, dhe MicroChat1.0 të përgjigjet me kontekst dhe memorie të bisedave.

A janë të sigurta të dhënat e mia? +

Po. Të dhënat enkriptohen dhe nuk përdoren për trajnim modeli. Mund t'i fshish në çdo moment.

A mund të hyj pa regjistrim? +

Sigurisht. Versioni 3.0 ofron Guest Access — hyn pa llogari. Por nëse do të ruash historikun, mund të regjistrohesh me Google, Microsoft ose Email.

Cila është mosha minimale? +

Rekomandohet për nxënës nga klasa e 5-të e lart, por nuk ka kufizim ligjor. Përdorimi nga fëmijë më të vegjël duhet të mbikëqyret nga prindi.

Si funksionojnë pagesat? +

Të gjitha pagesat kryhen të sigurta përmes PayPal. Mund të anulosh në çdo kohë nga llogaria jote.